Chelsea "detyron" Cole të dëshmojë pro-Terry
Në orët e ardhshme mbrojtësi i krahut të majtë i Anglisë dhe Chelsea, Ashley Cole, do të jetë i detyruar të dëshmojë në polici mbi akuzat për rracizëm që janë deponuar për kapitenin e skuadrës, John Terry, raporton britanikja "Sun".

Terry u filmua gjatë ndeshjes QPR-Chelsea, në Loftus Road Stadium, më 23 tetor, teksa ofendoi keqazi mbrojtësin me ngjyrë të skaudrës vendase, Antoni Ferdinand, njëkohësisht vëllai i vogël i Rio Ferdinand.

Çështja ka kaluar në Gjykatën Sportive dhe atë Civile dhe John Terry rrezikon të humbë "Euro 2012" nëse del fajtor, pa shtuar këtu gjobat monetare dhe pezullimet e mundshme nga ana e Federatës Angleze të Futbollit. /albeu.com/


Shtuar më 09/11/2011, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori