Chelsea dhe Liverpool në "luftë" për skautin që solli në Madrid, Vinicius dhe Valverde
Chelsea dhe Liverpool janw garw tashmw jo mw pwr njw futbollist por pwr skautin e Real Madridit, Juni Calafat.

Trajneri i Bluve, Frank Lampard është i bindur se ai dëshiron t’i japë më shumë shanse të rinjve në ‘Stamford Bridge’.

Dhe sjellja e një skauti si Calafat do të përshtatej me këtë etikë.

Braziliani është parë si arsyeja kryesore në rrjetin e zbulimit të Realit, duke u përqëndruar në Amerikën e Jugut.

Ai ka sjellë në ‘Santiago Bernabeu’ lojtarët si Fede Valverde, Martin Odegaard, Eder Militao, Vinicius Junior, Rodrygo dhe së fundmi mesfushorin Reinier.

Tani Telegrafi po raporton se Chelsea, së bashku me rivalët e Liverpool dhe Everton “kanë menduar të përpiqen të bindin” 45-vjeçarin Calafat. /
Shtuar më 20/02/2020, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori