Chelsea dhe Liverpool përplasen kupën mijëra kilometra larg Anglisë
Garat europiane rikthehen edhe një herë në qendër të vëmendjes, me Liverpool dhe Chelsea që takohen në finale të Superkupës së Europës.

Derbi anglez do të luhet në orën 21:00, në stadiumin e Besiktas në Stamboll.

Liverpooli për këtë finale nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e portierit Alisson Becker, të dëmtuar në ndeshjen hapëse të Premierligës.

Në anën tjetër, me dyshime të mëdha është edhe N’Golo Kante, që trajneri Frank Lampard la dyshime nëse do të mund të paraqitet.
Liverpool ka fituar tri herë Superkupën e Evropës, ndërsa Chelsea një herë.
Shtuar më 14/08/2019, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori