Chelsea dhe PSG në garë për mesfushorin e Sevillas
Chelsea dhe PSG janë të vendosur të garojnë për shërbimet e yllit të Sevillas, Pablo Sarabia.

Mesfushori sulmues ka shkëlqyer me Sevillën këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe ka ofruar shtatë asistime në 21 paraqitje në ligë.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Sarabia të pëlqehet shumë nga skuadrat e njohura evropiane, por edhe ato botërore.

Skuadra nga Superliga Kineze, Dalian Yifang, dështoi me një ofertë prej 39 milionë eurosh muajin e kaluar, pasi Sevilla nuk dëshironte të shiste lojtarin.

Sipas "Estadio Deportivo, klubi andaluzian do të duhet të shmangë tani interesimin e madh të skuadrave të njohura evropiane për 26-vjeçarin.

Anglezët e Chelseat tashmë kanë kontaktuar në lidhje me një marrëveshje, ndërsa interesim serioz ka shfaqur edhe PSG. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori