Chelsea dhe Tottenham nё luftё pёr Michael Owen
Pëlqej
Albeu.com
Chelsea planifikon tё bёjё ofertё pёr sulmuesin e Newcastle United, Michael Owen, pёr tё cilёn do tё duhet tё zhvillojё njё betejё tё ashpër me ekipin tjetër tё interesuar, Tottenhamin.Mediat angleze pohojnë se ngushtimi i buxhetit pёr Scolarin do tё thotë se ai ka vetëm 10 milionё funte nё disponim pёr tё blerё lojtarё tё rinj, ndërsa vlerësimi i bluve pёr sulmuesin 28-vjeçar ёshtё 2-3 milionё funte.

Scolari kërkon tё angazhojё njё sulmues tё klasit i cili do tё ishte zёvendёsim pas largimit tё Didier Drogba dhe Nicolas Anelkas nga ekipi. Zgjidhja e parё e tij ёshtё Luiz Fabiano, por çmimi qё kërkon Sevilla ёshtё shumё i lartё.

Chelsea do tё përballet me konkurrencën e Tottenham dhe tё trajnerit Harry Redknapp, i cili po ashtu ka interesim pёr Owen. Redknapp ёshtё i vetёdijshёm se angazhimi i Owen do tё ishte njё zgjidhje mё e kost-efektive pёr klubin e tij, se sa blerja e Gernaine Defoe, i cili do tё mund t’i kushtonte afro 12 milionё funte.
Shtuar më 07/11/2008, ora 19:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori