Një
barazim i bardhë pa gola në supersfidën e javës së 10-të të Premier League mes
Chelsea dhe
Tottenham.
Një ndeshje e luftuar nga të dyja krahët, por me një Çelsi më kërkuese sidomos në pjesën e dytë, ku Totenhemi nuk mundi dot të bëjë asnjë goditje si në portë por edhe jashtë saj, duke mos e shqetësuar aspak për 45 minutat e dyta portierin Mendi.
Me këtë
barazim skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo mban vendin e parë me 21 pikë, ndërsa Çelsi renditet në vendin e 3 me 19 pikë.
Shtuar më 29/11/2020,
ora 19:32