Chelsea do ta bëjë Hazadin lojtarin më të paguar në Premier League
Pëlqej
Chelsea pritet ta bëjë yllin e tyre, Eden Hazard lojtarin më të paguar në Premier League.

27-vjeçari ende nuk ka rinovuar kontratën e tij dhe klubi londinez është gati që t’i hapë bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Bisedimet pritet të fillojnë para Krishtlindjeve, ku klubi anglez do t’ia ofrojë një pagë marramendëse yllit belg, i cili deri më tani po shkëlqen me fanellën blu, pasi ka shënuar 11 gola në të gjitha kompeticionet.
Shtuar më 21/10/2018, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori