Chelsea do të ofrojë 35 milionë euro për Robinhon
Albeu.com
Chelsea është i përgatitur të paguajë 35 milionë për të sjellë në Stamford Bridge yllin e Real Madridit, sulmuesin brazilianin Robinho, ka bërë të ditur agjenti i lojtarit.Robinho më herët ishte përfolur për një kalim tek Manchester United, mbase në një marrëveshje shkëmbimi që përfshinte edhe Cristiano Ronaldon, por agjenti i tij tash ka zbuluar se ai është në biseda me Chelsean.

“E kam takuar Peter Kenyon, drejtorin menaxhues të Chelseat,gjatë të enjtes në Londër. Ai më tha se Chelsea po analizon një ofertë prej 35 milionë eurosh për Robinhon”, ka thënë agjenti i brazilianit, Wagner Ribeiro.

Vetëm një javë më parë, Robinho deklaroi se do të mbetet në Spanjë dhe se nuk ka për qëllim të largohet nga Madridi, por lajmet nga Chelsea, sigurisht se do të nxisin lëvizje.

Pronari i klubit londinez, Roman Abramovich, nuk e ka bërë sekret dëshirën e tij për të parë një stil më argëtues të futbollit në Stamford Brigde, dhe Robinho sigurisht që është një lojtar që plotëson këto kritere. (telegrafi)
Shtuar më 24/05/2008, ora 16:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori