Chelsea duhet të derdhë 90 milion euro për Zaha
Sulmuesi i rrezikshëm po shkëlqen në fanellën e Crystal Palacet dhe po kërkohet nga gjigantët anglezë

Crystal Palace e ka zbuluar shumën e parave që i kërkon për Wilfried Zahan.

Klubet e mëdha evropiane ia kanë vënë syrin sulmuesit të rrezikshëm, por klubi i tij nuk e ka ndërmend të bëjë lëshime.

Sipas mediumit "Evening Standard", klubi nga Premierliga e vlerëson Zahan 90 milionë euro.

Interesim serioz për ish-futbollistin e Manchester Unitedit ka shfaqur Chelsea.

Prandaj, nëse "Blues" duan ta transferojnë atë, duhet ta paguajnë shumën e kërkuar nga Crystal Palace.

Të kaltrit janë në kërkim të një golashënuesi pasi po kanë probleme në këtë fazë.
Shtuar më 12/12/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori