Chelsea e City te alarmuar nga agjenti i Ibres
Albeu.com
Chelsea dhe Manchester City janë alarmuar nga deklaratat e fundit të agjentit të Zlatan Ibrahimoviç, i cili tha se është i mundshëm një transferim i sulmuesit të Barcelonës në Angli.
Mino Raiola ditë më parë deklaroi se Guardiola do të ishte për psikiatri dhe trajtim mendor nëse e shet Ibran, ndërsa shtoi: “Ibrahimoviç kurrë nuk ka menduar se Barca është klubi i tij i fundit, ai është si Mourinjo dhe nëse fiton gjithçka me Barcën ai dëshiron një sfidë të re. Futbolli anglez na intereson, sepse do të ishte test i madh. Gjithçka varet nga klubi”. Manchester City dhe Chelsea ishin lidhur edhe më parë me një kalim të Ibrahimoviçit në Angli, por ky i fundit kishte thënë se nuk i pëlqen shiu, dhe se i pëlqen të luajë në Ligën e Kampionëve, duke rritur gjasat e Chelseat për të.
Shtuar më 31/05/2010, ora 21:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori