Chelsea e do Jamesin, por ja ku e ka mendjen kolumbiani
Chelsea është i gatshëm të bëjë ofertë për mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.

Manchester United dhe Paris St-Germain janë gjithashtu të interesuara për yllin kolumbian, por nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin e kërkuar prej 61.5 milion funteve apo 70 milionë euro.

Trajneri i Bluve, Antonio Conte është i gatshëm të thyejë bankën për Rodriguez, pasi ka një simpati për këtë futbollist.

Por, ka një problem të rëndësishëm për të kapërcyer, faktin se 25-vjeçari është i interesuar vetëm për një lëvizje në United. /albeu.com/

Shtuar më 06/07/2017, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori