Chelsea e nis aty ku e la, mposht Newcastle dhe merr përkohësisht kreun e Premierligës (VIDEO)
Chelsea është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi i vështirë në St. James’ Park, duke mposhtur vendasit e Newcastle United, me rezultat 0-2.

Kjo ishte fitorja e tretë në tre ndeshjet e fundit për Chelsean.

Një autogl i Federico Fernandez në minutën e 10, i dha epërsinë prej 0-1 Chelsea.

minutën e 65, Chelsea dyfishoi epërsinë, me golin e shënuar nga Tammy Abraham.

Me këtë fitore, Chelsea numëron 18 pikë dhe merr kruen e Premierligës, përkohësisht.
Shtuar më 21/11/2020, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori