Chelsea fiton me Anelken
Pëlqej
Albeu.com
Chelsea ka rikthyer vendin e parë në tabelën e Premierligës, pas një fitoreje të qetë prej 3-0 ndaj West Brom në Hawthorns.
Një dygolësh nga Nicolas Anelka dhe një gol tjetër nga Jose Bosingwa kanë vulosur fatin e ndeshjes në 11 minutat e fundit të pjesës së parë.

Mbrojtësi portugez shënoi pas 34 minutash lojë, duke hapur serinë e golave për Chelsean. Francezi Anelka shënoi dy golat e tij brenda shtatë minutash (38’ dhe 45’), duke e çuar në 12 numrin e golave këtë sezon, përfshirë edhe tetë gola në katër ndeshjet e fundit të Premierligës.

Rezultati e ngrit ekipin e trajnerit Luiz Felipe Scolari në maje të tabelës, falë diferencës më të mirë të golave, megjithëse me pikë të barabarta me Liverpoolin.
Shtuar më 16/11/2008, ora 16:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori