Chelsea fiton me përmbysje ndaj Liverpoolit (VIDEO)
Chelsea ka fituar me përmbysje kundër Liverpoolit me rezultatin 1-2 në "Anfield Road", ndeshje e vlefshme për Carabao Cup.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me golin e Daniel Sturridge në minutën e 58'.

Por Blutë e Londrës përmbysin rezultatin për vetëm 6 minuta lojë. Në minutën e 79' Emerson shënon golin e barazimit, ndërsa "magjiku" Eden Hazard shënoi golin e përmbysjes në të 85'-tën.

Pas kësaj fitoreje Chelsea kualifikohet në raundin tjetër të Carabao Cup.
Shtuar më 26/09/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori