Chelsea gati per super oferten per Riberyn
Albeu.com
Gazeta angleze "Sunday Express" njofton se Chelsea ka gati ofertën prej 59 milionë euro që do t'ia ofrojë Bayern Munichut, për të fituar shërbimet e anësorit francez, Franck Ribery.Ribery është njëri nga lojtarët më të kërkuar në treg aktualisht, ndërsa Blutë duhet të konkurrojnë me Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Barcelonën për ta transferuar francezin në Stamford Bridge.

Megjithatë, paraprakisht Chelsea duhet të bindë skuadrën bavareze që të heqë dorë nga ylli kryesor i skuadrës, pasi që deri më tani drejtuesit e Bayernit kanë pohuar se Ribery nuk është në shitje.
Shtuar më 28/06/2009, ora 18:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori