Chelsea gjen pasuesin e Antonio Contes
Pëlqej
Trajneri italian, Antonio Conte me shumë gjasa do të shkarkohet gjatë verës në rast se nuk arrin të pozicionet në vendin e katërt në Premier League.

Siç raporton "El Confidencial", ish-menaxheri i Barcelonës Luis Enrique ka rënë dakord me Chelsean për të pasuuar Conten.

Bordi i Chelseat është tej mase i mërzitur me ankesat e vazhdueshme të Contes për mungesën e transferimeve.

Sezoni i dytë i Antonio ContesChelsea ka qenë shumë i dobët pasi Chelsea e gjen veten aktualisht në vendin e pestë, katër pikë prapa rivalëve të qytetit Tottenham Hotspur.

Pra, nëse Luis Enrique do të marrë përsipër, ai do të përballet me një situatë të ngjashme si Conte në sezonin e parë, pasi skuadra nuk do të jetë në UEFA Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2018, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori