Chelsea gjen zёvendёsimin e Essien
Albeu.com
Ekipi i Chelseat ka pohuar se ёshtё para angazhimit tё brazilianit Mineiro, i cili do tё duhet tё arrijё nё Stamford Bridge si zёvendёsim pёr tё lënduarin Michael Essien.32-vjeçari ёshtё lojtar i lirё dhe mund tё bёjё transferim jashtë afatit kalimtar, dhe ekipi i Chelseat ka pohuar se ёshtë shumё afёr angazhimit tё tij.

Spekulohet se Mineiro mbrёmё i ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndërsa edhe asistenti i Scolarit nё stolin e Chelseat, Flavio Murtosa, e pohuar ardhjen e brazilianit nё Stamford Bridge.

“Praktikisht e kemi kompletuar angazhimin e Mineiros. Ai ishte lojtar i lirё, pa kontratё, dhe nё kёtё kohё ne kishim shanse ta angazhojmë dhe t’i plotёsojmё nevojat tona”, ka thёnё Murtosa.
Shtuar më 20/09/2008, ora 21:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori