Chelsea gjen zevdësuesin e Fabregas, javën e ardhshme përgatit ofertën për yllin e PSG-së
Chelsea duket se e ka gjetur shpejt zëvdësuesin e Fabregas i cili u largua vetëm një ditë më parë i cili shkoi te Monaco në francë.

Sipas L'Equipe Maurizio Sarri ka piketuar mesfushorin e PSG-së Adrien Rabiot të cilit i mbron kontrata me klubin parizien në fund të këtij sezoni.

Po sipas prestigjozes franceze, Chelsea javën e ardhshme do ti ofrojë një kontratë më të mirë mesfushorit se ajo e propozuar Barcelona.

Ndërkohë Adrien Rabiot është pezulluar nga skuadra e PSG-së pasi klubi francez nuk arriti të binte 23 vjecarin të rinovonte kontratën.

Ai tashmë ka vendosur të largohet nga kryeqyteti francez por destinacioni i tij final mbetet mes Chelsea dhe Barcelonës.


Shtuar më 12/01/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori