Chelsea heq dorë nga Alisson, synon portierin tjetër
Sipas Daily Mail, klubi i Chelsea ka gjetur zëvendësuesin e portierit Thibault Courtois pasi ky i fundit pritet të largohet nga "Blutë e Londrës".

Si zëvendësuae të Courtois, Chelsea ka nën "radare" portierin e Stoke City, Jack Butland.

Mesa duket Chelsea nuk e ka ndërmend të vazhdojë "luftën" e mëparshme për portierin e Romës, Alisson për të cilin janë në garë shumë klube, por është interesuar për Jack Butland.

Chelsea tranferimin e portierit Butland e sheh si më të favorshëm pasi kartoni i tij vlen edhe më lirë së ai i Alisson. /albeu.com/


Shtuar më 02/06/2018, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori