Chelsea heq dorë nga lojtari që Lampard "ngulte këmbë" për ta transferuar
Chelsea ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit te West Hamit, Declan Rice, pas shkarkimit të Frank Lampardit.

Lampard e bëri prioritet transferimin e Rice në verë, por "Blutë" nuk ia dolën të paguajnë vlerën e kërkuar prej 80 milionë euro.

Anglezi ishte i lidhur me klubin londinez që disa muaj, por Chelsea nuk bëri asnjë ofertë zyrtare.

Sipas Telegraph, tani Chelsea nuk është më i interesuar për transferimin e Rice pas shkarkimitLampardit.

Kjo nuk është e gjitha, klubi nuk do bëjë asnjë transferim në mesfushë, në rast që nuk kërkohet nga trajneri i ri Thomas Tuchel.

Rice vazhdon me super paraqitjet për West Hamin, derisa pëlqehet edhe nga dy klubet e tjera të mëdha, si Liverpool dhe Manchester United
Shtuar më 27/01/2021, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori