Chelsea heq dorë për të nënshkruar me Higuain
Chelsea nuk do të nënshkruaj me sulmuesin e AC Milan, Gonzalo Higuain gjatë afatit të janarit, për shkak të kompleksitetit të marrëveshjes që nuk është e përshtatshme për Blutë.

Por, me situatën aktuale të Higuain që është i huazuar nga Milan në Juventus, Goal raporton skuadra nga Premier League dhe nuk dëshiron të bisedojë me dy klube për transferin e një lojtari në dimër dhe kështu janë duke kërkuar një sulmues të ri.

Ish sulmuesi i Real Madridit, Higuain është duke vuajtur për formë prej që u largua nga Juve për kuqezonjtë, ku ka shënuar vetëm tetë gola në 20 paraqitje në të gjitha garat.

Një paraqitje e tillë ka vënë në pyetje edhe dëshirën e Milanit për të paguar 36 milionë euro në verë për të, edhe pse kanë shpenzuar 18 milionë euro për një vit huazim të tij. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2019, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori