Chelsea "i arnuar" përballë Benfikës
Trajneri i përkohshëm i Chelsea, italiani Roberto Di Matteo pritet të hasë probleme në çerekfinalen e dytë të Champions League përballë Benfikës pasi disa lojtarë të skuadrës londineze kanë probleme me dëmtimet dhe mund të mos zbresin sonte në mbrëmje në Stanford Bridge.

Sulmuesi Didier Drogba është dëmtuar në gishtin e njërës këmbë dhe është në pikëpyetje prezenca e tij në ndeshjen jetike të Champions League, që do të luhet sonte në orën 20.45. Probleme ka edhe për portierin Peter Cech i cili nuk ishte në seancën e fundit të Chelsea. Edhe mbrojtësi serb Ivanoviç ka pak gjasa për të luajtur në këtë ndeshje pas lëndimit në ndeshjen ndaj Aston Villës.

Për të bërë situatën më alarmante për këtë ndeshje, në dyshim është edhe prezenca e Sturridge dhe Ashley Cole të cilët kanë pësuar lëndime në stërvitje, por që gjithsesi priten të jenë të pakën në pankinë.

Skuadra londineze do të presë rivalët në “Stamford Bridge” me avantazhin e ndeshjes së parë të fituar 1-0 në “Estadio da Luz”. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori