Chelsea i bashkohet garës me Arsenalin për Benzeman
Pëlqej
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Chelsea ka vendosur ta rivalizojë Arsenalin, në garën për francezin Benzema.

Ky medium thekson se Blutë e Londrës tani kanë trokitur në dyert e Mbretërve për t’i pyetur në lidhje me çmimin e sulmuesit francez. Sulmuesi francez ka qenë i lidhur rregullisht me një lëvizje në Arsenal, por interesimi i Chelseat ka sjell një zhvillim të ri në këtë tratativë.

Benzema aktualisht është duke luftuar me një lëndim, i cili e ka lënë jashtë fushave prej 3 javësh./albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori