Chelsea i "falet" mesfushorëve, fitore dhe vend i tretë (VIDEO)
Chelsea i Jose Mourinhos triumfon në ndeshjen e javës së shtatë të Premier League-s. "The Blues" fituan në transfertën e Norwich City me rezultatin 1-3 falë golave të tre mesfushorëve të saj. Londinezët kaluan të parët në avantazh me anë të brazilianit Oscar që në minutën e katërt, gol i cili vendosi edhe rezultatin e pjesës së parë.

Por me fillimin e pjesës së dytë Norwich gjeti golin e barazimit me anë të Anthony Pilkington në minutën e 68.

Kur u mendua se ndeshja shkoi drejt barazimit Chelsea shënoi dy herë të tjera në dy minuta me anë të Hazard dhe Willian (85 dhe 86).

Me anë të kësaj fitoreje Cheslea ngjitet përkohësisht në vend të tretë në kuotën e 14 pikëve.

Në sfidën tjetër Southampton mposhti 2-0 Swansea City. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori