Chelsea i fiksuar pas sulmuesve gjerman, pas Werner interesohet edhe për Havertz
Chelsea i Londrës "mbret" i merkatos në kohë pandemie. Klubi i kryeqytetit anglez duket se nuk po e vuan aspak krizën financiare për shkak të COVID-19. Pasi Timo Wernerit, i cili sipas të gjitha gjasave do t’u bashkohet bluve për shumën 53 milionë stërlina, drejtuesit e kësaj skuadra janë të vendosur për të blerë një
tjetër "yll" të Bundesligës, Kai
Havertz të Bayer
Leverkusenit.
Kuptohet që për talentin e “Aspirinave” konkurrenca do të jetë tepër e fortë, pasi e kërkojnë edhe klubet e tjera të mëdha në Europë.
Havertz ka qenë në ekipin e parë të
Leverkusenit që kur ishte 17 vjeç dhe ka regjistruar shtatë ndeshje edhe me përfaqësuesen e Gjermanisë. 20-vjeçari ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni, por u la jashtë skuadrës në humbjen 4-2 në shtëpi ndaj Bayernit të Mynihut në fundjavë.
Drejtori sportiv i Bayer
Leverkusenit, Simon Rolfes, shpjegoi:
"Ne nuk dimë ende se çfarë do të ndodhë me Kai. Dimë vetëm që të gjitha klubet e shkëlqyera në Gjermani dhe Europë i janë vënë pas. Ai ka aftësinë të luajë kudo".
Chelsea, në fakt, por kërkon të bëjë një minirevolucion këtë verë. Blutë janë të zhgënjyer nga portieri Kepa Arrizabalaga ndaj kërkojnë një emër
tjetër që ofron siguri. Kandidaturë e fortë është Onana i Ajaxit të Amsterdamit, i cili pritet të largohet këtë verë nga "Harkëtarët".
"Gardiani" i Kamerunit vlerësohet 27 milionë euro. Me dy vite të mbetura në kontratë, ai është i gatshëm të qëndroje edhe një sezon
tjetër tek Ajaxi, duke pasur parasysh paqartësinë e tregut të transferimeve pas Koronavirusit.
Shtuar më 09/06/2020,
ora 10:52