Chelsea i interesuar për Skolarin
Albeu.com
Federata portugeze e futbollit ka konfirmuar sot se skuadra londineze, Çelzi është e interesuar për përzgjedhësin e kombëtares portugeze, Luis Felipe Skolari.Të shtunën e kaluar Çelzi shkarkoi nga posti Avram Grantin dhe tashmë drejtuesit e këtij klubi janë vënë në kërkim të një trajneri me eksperiencë. Në mesin e kandidatëve përmenden Frank Rajkard, Roberto Mançini dhe Gus Hidink. "E di se Çelzi është i interesuar për Skolarin dhe tash për tash ënuk mund të them asgjë më shumë", ka theksuar nënkryetari i Federatës portugeze, Amandio Di Karvalo për gazetën britanike "The Independient". Skolarit i skadon kontrata me federatën portugeze pas Kampionatit evropian. Ndërkohë ish-përzgjedhësi i Italisë, Marçelo Lipi ka hedhur poshtë mundësin e marrjes nën drejtim të skuadrës londineze. "Nuk dua të jem trajner i Çelzit, nuk e di gjuhën angleze. Kur ta drejtoni një skuadër duhet t'ia bëni të ditura idetë e juaja në atë moment, kurse unë një gjë të tillë në Londër sigurisht nuk do të mund ta bëja", ka thënë Lipi.
Shtuar më 30/05/2008, ora 16:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori