Chelsea i pandalshëm, Hazard me shokë mposhtin Crystal Palace (VIDEO)
Chelsea ka marrë fitore të rëndësishme sot ndaj Crustal Palace me rezultatin e përgjithshëm 3-1 në "Stamford Bridge".

Rezultati zhbllokohet në minutën e 32' me anë të sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata.

Barazimi vjen në pjesën e dytë me golin e Townsend që realizon në minutën e 53'.

Eden Hazard është lojtari më kyç i Chelseat dhe këtë e vërtetoi sot.

minutën e 64' ai futet në fushë duke zëvendësuar Willianin, dhe mbas një minutë asiston te goli i dytë personal i Moratas.

Goli i qetësis vjenminutën e 70' me anë të Pedro Rodriguez.

Pas kësaj fitoreje Chelsea renditet në vendin e 2 me 27 pikë, ndërsa Crystal Palace në vendin e 14 me 8 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2018, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori