Chelsea i rikthehet fitores në Premier League, mposht minimalisht Newcastlen (VIDEO)
Chelsea është rikthyer te fitorja në Premier League pasi mposhti 2-1 Newcastle Unitedin në "Stamford Bridge".

kaltrit e nisen furishëm takimin dhe nuk humben kohë duke kaluar në epërsi pas nëntë minutave lojë. David Luiz me një superpasim diagonal nga largësia e gjeti Pedron, i cili e paraboloi portierin kundërshtar për 1-0.

Përkundër dominimit, vendasit nuk ishin në gjendje të shënonin më në pjesën e parë dhe u zunë në befasi vetëm pesë minuta para përfundimit të saj. Ciaran Clack shënoi duke e tundur me kokë rrjetën e portës së Kepas.

Megjithatë, Chelsea ktheu epërsinë, falë një solo depërtimi fantastik të Willianit, i cili shënoi golin që doli të ishte i tri pikëve të reja për të kaltrit.

Pas kësaj fitoreje Chelsea renditet në vendin e 3 me 47 pikë, ndërsa Newcastle në vendin e 18 me 18 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori