Chelsea interesohet për Martial
Pëlqej
Sipas Sky Sports, Chelsea ka hyrë në garë për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial.

Raportohet se trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri është duke e kërkuar atë pasi që negociatat për një kontratë të re te francezit me klubin kanë ngecur.

Kontrata e Martial me United skadon në verën e 2019 dhe Djajtë e Kuq kanë opsionin për t’ia zgjatur atij edhe një vit.

Pavarësisht kësaj, megjithatë, Sky Sports ende ka mundësi që Martial të largohet para se të vendos apo jo për Manchester United, edhe pse kjo do të ishte një masë e përkohshme.
Shtuar më 21/11/2018, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori