Chelsea ka gati ofertën e parë për Callum Wilson
Gonzalo Higuain duket se do të qëndrojë te Milani pasi klubi italian nuk e ka lejuar largimin e tij drejt Chelseat.

Gjashtë herë kampionët e Anglisë kanë piketuar sulmuesin Callum Wilson për repartin ofensivë.

26-vjeçari është duke kaluar një formë të shkëlqyer ku ka shënuar tetë gola këtë edicion në Premier League dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Për ta bindur Bournemouthin të heqë dorë nga ylli i tyre, Chelsea ka bërë gati 30 milionë euro.

Vetë lojtari ka shprehur dëshirën për tu larguar nga skuadra aktuale për t’iu bashkua një ekipi më të madh anglez. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2018, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori