Chelsea kalon në raundin tjetër (VIDEO)


Pëlqej
Chelsea ka fituar përballë Bolton Wanderers me rezultatin 2-1 duke u kualifikuar kështu në raundin tjetër të Capital One Cup.
Vendasit kaluan në epërsi në pjesën e parë me anë të Kurt Zouma, i cili shënoi golin e tij debutues për Blutë (25’), ndërsa Remy ishte asistues.

Megjithatë, ekipi mysafir reagoi për ta barazuar rezultatin. Golashënues ishte Matthew Mills (31’).

Në gjysmën e dytë, Blutë e rikthyen epërsinë me një gol të shënuar nga Oscar (55’).

raundin e katër të League Cup është kualifikuar edhe Tottenhami, pas fitores prej 3-1 kundër Nottingham Forest.
Shtuar më 24/09/2014, ora 22:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori