Chelsea kërkon Guardiolën
Pep Guardiola
Alex Ferguson e shikon si trashëgimtarin e tij, drejtori sportiv i Barcelonës e mbron duke thënë se bën pjesë në projektin afatgjatë të Barcelonës sepse të gjithë e dinë se lidhja që ai ka me Barcelonën shkon përtej kontratës, por Pep Guardiola u pëlqen të gjithëve. Midis këtyre është dhe bosi rus Roman Abramovic, që sipas të përditshmes AS e kërkon teknikun blaugrana ,të cilit i skadon kontrata këtë qershor , që në sezonin pasardhës. Manjati rus ka vendosur të mbyllë marrëdhëniet me Ancelottin dhe kërkon të ftojë në pankinën e Chelseat Guardiolën i cili nga ana e tij nuk i ka marrëdhëniet ideale me presidentin e Barcelonës Sandro Rossell.(albeu.com)
Shtuar më 29/10/2010, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori