Chelsea kerkon Sneijderin
Albeu.com
Chelsea është duke menduar të bëjë ofertë për mesfushorin e Real Madridit, Wesley Sneijder. News of the World shkruan se blutë tashmë kanë hequr dorë nga nënshkrimi me yllin e Bayern Munich, Franck Ribery, dhe kanë kthyer vëmendjen kah mesfushori holandez.Pozita e Sneijder në Bernabeu është në dyshim, pas arritjes nga Manchester United të Cristiano Ronaldos.

Dhe, Chelsea do të përpiqet të arrijë marrëveshje me çmim të përgjysmuar për 25-vjeçarin, i cili nënshkroi për 22.5 milionë funte dy vite më herët.
Shtuar më 06/07/2009, ora 14:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori