Chelsea kualifikohet në finale të Carabao Cup (VIDEO)
Chelsea është kualifikuar në finale të Carabao Cup, pasi ka mposhtur me penallti skuadrën e Tottenhamit në "Stamford Bridge".

Pjesa e parë ishte një pjesë shumë më e mirë për Chelsea të cilët vazhdimisht sulmuan dhe arritën që të shënojnë dy gola.

I pari erdhi në minutën e 27', pasi Hazard ekzekutoi një goditje nga këndi. Topi u devijua nga zona deri te Kante i cili lëshon një goditje për të shënuar golin e parë.

Goli i ytë u shënua nga Eden Hazard i cili e nis vet një aksion dhe në fund topin atij ia pason Cesar Azpilicueta, kurse Hazard finalizon në minutën e 38'.

Rezultatin për miqtë e ngushtoi sulmuesi, Fernando Llorente në minutën e 50'.

Pas kalimit të minutave të rregullt u ekzekutuan penalltitë ku me të saktë në ekzekutimin e tyre u treguan lojtarët e Chelseat të cilët shënuan katër gola, kurse nga Tottenham penalltitë i humbën, Eric Dier dhe Lucas Moura. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2019, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori