Chelsea-Leicester, Lampard i duhet fitorja e parë
Pas dy paraqitjeve bindëse, por që nuk mori rezultatet që dëshironte, Chelsea do të kërkojë sot fitoren e parë me Lampard në stol si trajner.

Blutë e Londrës kanë një ndeshje delikate pasi në orën 17:30 presin në Stamford Bridge, Leicester City-n.

Dëshira për të marrë rezultat pas dy lojrave të mira që nuk sollën atë që kërkohej është shumë e madhe te Chelsea. Willian dhe Rudiger janë rikthyer nga dëmtimet respektive dhe mund të jenë vlera e shtuar e Lampard në këtë sfidë pas 120 minutave të lodhshme ndaj Liverpoolit në mesjavë.

Trajneri i bluve pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar ndërkohë që duhet të ketë kujdes nga dhelpërat të cilët e nisën kampionatin me një barazim ndaj Wolves, por kanë një trajner si Brendan Rodgers në stol dhe një skuadër që duhet pasur frikë.

Në 5 sfidat e fundit shtëpiake ndaj Leicester, Chelsea ka fituar vetëm 2 herë dhe statistikat nuk janë në favor të Bluve të Londrës, gjithsesi sot në Stamford Bridge kërkojnë ta kthejnë në festë me Chelsea-n që do të synojë tre pikët e para në Premier League pikërisht përpara publikut të tij.



Shtuar më 18/08/2019, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori