Chelsea, lëvizjet që priten në janar (FOTO LAJM)

Afrime: Julian Draxler - Schalke 04
Pëlqej
Duke parë startin jo të mirë që ka bërë Chelsea i tij në këtë fillim-sezoni Jose Mourinho sheh merkaton e janarit si një mundësi të artë për të përforcuar skuadrën me elementë të nevojshëm dhe për të larguar ata që nuk i bëjnë punë.

Deri tani kanë qarkulluar shumë emra por 6 prej tyre janë më të mundshmit, 3 për të ardhur ndhe 3 për tu larguar. Mourinho dëshiron Burak Yilmaz: tekniku portugez kërkon të sjellë në Londër sulmuesin turk të Galatasaray, raporton "tribalfootball.com" dhe për të bërë të mundur këtë operacion ai që mund të shkojë në Stamboll është Demba Ba.

Një tjetër emër interesant dhe për të cilin Chelsea është gati të paguajë 30 milionë euro është gjermani i Schalke 04 Julian Draxler.

Përsa i përket largimeve, përveç Demba Ba, janë edhe dy mesfushorët Juan Mata dhe Ramires. Për të parin interesohet shumë PSG, ndërsa i dyti është shndërruar në "fiksimin" e Carlo Ancelottit që do ti japë brazilianit rolin e Mesut Ozil. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori