Mungojnë vetëm
disa detaje që
Chelsea të bëj publik transferimin e mesfushorit të
Valencias, Juan Matas. Ky është mesfushori i
Valencias i cili u bë i njohur në Kampionatin Europian të U-21 me Spanjën.
E përditshmja angleze The Telegraph të premtën ka deklaruar se
Chelsea ka rritur ofertën në 31 milion euro pasi oferta e parë prej 25 milion euro është refuzuar nga Valencia.
Raportet më të reja që vijnë nga sot nga e përditshmja spanjolle AS raportojnë se kanë mbetur vetëm edhe
disa detaje që Mata të bëhet lojtar i Chelseat.
Chelsea kështu është shumë afër të mposhtë Arsenalin dhe Tottenhamin të cilët gjithashtu kanë qenë të interesuar për mesfushorin spanjoll të
Valencias. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2011,
ora 11:51