Chelsea mban gjallë shpresat për titull
Albeu.com
Chelsea do të vazhdojë të bëjë presion mbi kryesuesin e Premierligës, Manchester United, edhe në ndeshjet e fundit të këtij sezoni, pasi mposhti Newcastle United në St James Park, me rezultatin 2-0.Michael Ballack çoi në avantazh blutë pas 1 ore lojë (60), ndërsa francezi Florent Malouda, vulosi fitoren e ekipit të drejtuar nga menaxheri Avram Grant, tetë minuta para fundit të ndeshjes.

Me trepikëshin e fituar, Chelsea barazohet me Manchesterin në krye të tabelës, kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje deri në fund të sezonit. Djajtë e Kuq kryesojnë falë diferencës më të mirë të golave.
Shtuar më 06/05/2008, ora 21:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori