Chelsea, mbreti i Evropës (VIDEO-FOTO)
1-0


1-1


Penalltitë:
UPDATE - Chelsea është fitues i finales së madhe të Ligës së Kampionëve, pas ekzekutimit të panellative (4-5), pasi edhe pas vazhdimeve rezultati mbeti baraz 1-1.

Në pjesën e parë, kishim mundësinë të shihnim një një Bayern të jashtëzakonshëm duke arritur të dominojë në lojë.

Megjithë rastet e shumta, rastin i parë serioz ishte ai i Arjen Robben, i cili depërtoi në zonën e ndaluar por ishte Petr Cech ai i cili ka penguar shënimin e golit.

Goli i parë erdhi në pjesën e dytë nga Ribery, por u anullua për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 83-të shënoi për Bayern Thomas Mueller, 1-0.

Nuk ka zgjatur shumë dhe rezultati u barazuar përmes Didier Drogbas, 1-1.

Me këtë rezultat përfundoi 90-minutëshi por edhe pas dy vazhdimeve rezultati ngeli i pandryshuar kështuqë u gjuajtën penalltitë, ku më të suksesshëm u treguan futbollistët e Chelseat (4-5). /albeu.com/
Finalja e Champions 2011/12: Bayern M-Chelsea

Shtuar më 19/05/2012, ora 23:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori