Chelsea "mbush" me shpresë Lampard, 150 milion paund për merkaton
Frank Lampard ka fituar besimin drejtuesve të Chelsea të cilët janë gati ti vënë në dispozicion 150 milion paund për merkaton e verës.

Kur Lampard u emërua si trajner i Chelsea pas largimit të Sarrit nuk kishte mundësi të bëntë afrime, pasi Chelsea ishte i dënuar.

Në listën e dëshirave të tij janë Jadon Sancho i Borussia Dortmundit, sulmuesi i RB Leipzigut, Timo Werner, dhe "ylli" i Lyonit, Moussa Dembele.

Lampard u irritua në ditën e fundit të merkatos së janarit me drejtuesit e klubit, pasi këta të fundit nuk kishin arritur të gjenin një zëvendësues të denjë për Oliver Giroud, që kishte kërkuar me ngulm largimin.

Ai synonte një tjetër element cilësor për repartin e avancuar, në funksion të garës për vendin e katërt, pozicion që bluve të Londrës ua kërcënojnë Tottenhami, Sheffield Utd dhe Manchester United (pa anashkaluar edhe Wolves dhe Evertonin).

Dries Mertens i Napolit dhe Edinson Cavani i Paris Saint-Germain u konsideruan zgjidhje afatshkurtra, por asnjë prej tyre nuk u transferua në Londër në janar.

Tashmë sytë janë hedhur drejt zgjidhjeve të tjera, ku spikatin Dembele i Lyonit (lojtar që pëlqehet edhe nga klube të tjera të Premier League-s), apo Timo Werner i Leipzigut, që prej disa sezonesh po shkëlqen në Bundesligë.

Me 20 gola të kampionat këtë sezon, Werner është në radarin e të gjitha skuadrave kryesore në Evropë. Të hënën ai e pranoi se mbetet "i hapur" për një transferim në Angli.

Sancho është gjithashtu një kandidat serioz për Chelsea-n, por 19-vjeçari është një nga "yjet" më të kërkuar në Europë tani dhe Borussia do të synojë të paktën 100 milionë paund për kartonin e tij. Vlera e talentit anglez mund të ndryshojë në varësi të paraqitjes që ai të bëjë në Euro 2020.

Shtuar më 05/02/2020, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori