Chelsea me ofertë zyrtare për portierin Alisson Becker
Chelsea thuhet se ka bërë ofertë prej 60 milionë euro për portierin e Romës Alisson

Ai vazhdimisht është lidhur me një kalim në Real Madrid dhe Liverpool, që janë në treg për një portier të ri.

Megjithatë, sipas Pagine Romaniste, janë rivalët e Premier Leagues së Redsave, Chelsea, të cilët kanë bërë ofertën e parë zyrtare për 25 vjecarin.

Blutë kanë bërë ofertë 60 milionë euro për portierin, derisa Alissonit i kanë ofruar pagë prej 4.5 milionë euro në sezon.

Roma pritet që të pres deri pas Botërorit për të marrë në konsideratë ofertat – gjatë secilës kohe Alisson mund ta rrit performancën në Botëror e që do të rriste vlerën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori