Chelsea, mega ofertë për Garcia
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive portugeze "A bola", Chelsea është duke përgatitur një mega ofertë për futbollistin e Benfikës, Javi Garcia. Garcia shihet nga drejtuesit e Bluve të Londrës si pasardhësi ideal i Frank Lampard në repartin e mesfushës, nëse anglezi vendos të lerë Stanford Bridge në përfundim të sezonit.

Javi Garcia sapo ka rinovuar kontratën me gjigandët luzitanë deri në qershor të vitit 2018 me një klauzolë prej 30 milionë eurosh.

Me sa raporton gazeta portugeze, Chelsea është gati ta paguajë këtë shifër për të bërë të tijin mesfushorin në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2012, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori