Chelsea mëson dëmtimin e Kantes, ja sa do të mungoi
Pëlqej
Chelsea mendon se mesfushori N'Golo Kante do të mungojë për tre javë pas marrjes së një dëmtimi në kofshë me Kombëtaren Francës.

26-vjeçari çaloi gjatë ndeshje së Francës ku fitoi 1-0 kundër Bullgarisë fundjavën e kaluar dhe do të jetë jashtë fushave deri në muajin e ardhshëm.

Menaxheri i Chelseat Antonio Conte thotë se mesfushori do të ketë nevojë për një rehabilitim të mundshëm.

"Ai është një humbje e madhe për ne, sepse ne e dimë shumë mirë rëndësinë e Kante-s në ekipin tonë", tha Conte.

"Ne nuk kemi një tjetër lojtar me karakteristikat e tij.

"Mund të na duhet të përshtatim disa mbrojtës në mesfushorë." tha trajneri italian.
Shtuar më 13/10/2017, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori