Chelsea mirëpret qëndrimin e Drogbas
Trajneri Andre Villas-Boas është optimist se Chelsea mund ta bindë sulmuesin e saj nga Bregut i Fildishtë Didier Drogban të vazhdojë kontratën e tij me Blutë e Londrës.

Marrëveshja e sulmuesit të Bregut të Fildishtë me gjigantin londinez skadon në fund të këtij sezoni por Villas-Boas beson se Drogba do të nënshkruan marrëveshjen e re, kur të jetë i gatshëm.

"Nuk e shoh si çështje të madhe. Futbollistët që janë të lidhur emocionalisht me klubin, Didier është një prej tyre, do të vazhdojnë kontratat e tyre. Nuk ka nevojë për panik", tha Villas-Boas.

Gjatë merkatos së verës Didier Drogba spekulohej për një kalim të mundshëm tek Milani por gjithçka u quajt vetëm si një spekulim asgjë më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori