Chelsea mund Arsenalin, kalon ne finalen e FA Cup (VIDEO)
Albeu.com
Gjysmëfinalja e parë e Kupës FA e zhvilluar të shtunën në Wembley, ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat, ka përfunduar me fitoren e Bluve me rezultat prej 2-1.Topçinjtë ishin skuadra e parë që hapi rezultatin me anë të Theo Walcott (18’), megjithatë të zgjedhurit e Guus Hiddink u treguan të vendosur duke arritur ta përmbysin këtë rezultat.

Në minutën e 33-të, Blutë i barazuan shifrat me anë të mesfushorit Florent Malouda dhe ishte ky rezultati i pjesës së parë.

Gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt, në skenë doli i rikthyeri në formë, Didier Drogba, i cili e dënoi Arsenalin me golin e fitores që e dërgon Chelsean në finale të FA Cup, ku do të ndeshet me fituesin e përballjes Manchester United-Everton.

Ja golat:








Shtuar më 19/04/2009, ora 03:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori