Chelsea mund ta shesë Moratan në merkaton e janarit
Alvaro Morata mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të transferimeve të janarit.

Spanjolli po vazhdon me formën e dobët edhe në këtë fillim sezonin nën urdhrat e Maurizio Sarrit.

Ai ka shënuar vetëm një gol në shtatë ndeshjet e para dhe ka mbetur mbrapa në zgjedhjen e sulmit, pas francezit Olivier Giroud.

Sipas "The Sun", drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge janë duke menduar shitjen e tij.

Ish-sulmuesi i Real Madridit do të lihet i lirë në afatin kalimtarjanarit nëse vjen oferta e duhur në dyert e klubit.

Juventusi ka shprehur dëshirë për rikthimin e tij në verë, por pas transferimit të Cristiano Ronaldos një gjë e tillë tani do të ishte thuajse e pamundur.

Për Moratan interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër italiane, Milan.
Shtuar më 01/10/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori