Chelsea mund të bjerë në duart e njeriut më të pasur të Anglisë
Pronari i Chelsea-t Roman Abramovich raportohet të jetë gati t’i shesë klubin miliarderit britanik Sir Jim Ratcliffe i cili ka shfaqur interes për The Blues.

Londinezët kanë që prej vitit 2003 që janë në pronësi të rusit, i cili i ka kthyer në një prej klubeve më të suksesshëm të Europës.

Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë mirë te Chelsea gjatë kohëve të fundit dhe pretendohet se interesi i Abramovich për klubin ka rënë.

Siç raporton The Sun, për Chelsea-n është interesuar Ratcliffe, por ai po nguron të paguajë shifrën 3 miliardë euro të vendosur nga Abramovich.

Ratcliffe thuhet të ketë rreth 25 miliardë euro, por nuk kërkon të shpenzojë një shumë aq të madhe për një investim me rrezik. /albeu.com/

Shtuar më 19/03/2019, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori