Chelsea ndalon planet për ndërtimin e Stamford Bridge
Pëlqej
Roman Abramovich sot e ka vënë të ardhmen dhe pronësinë e tij në Chelsea në dyshim duke tërhequr kërkesën për vizë të re në Britani.

Pak orë pasi që planet për stadiumin e ri të Chelseat u ndaluan, burimet konfirmuan që miliarderi rus ishte dorëzuar dhe ishte larguar nga zyra e “Home Office” pa marrë vizën e tij të re.

Siç raportohet Abramovich insiston se ai pasi ka siguruar shtetësinë e Izrealit, oligarkut nuk i kërkohet më viza e investitorit në Britani.

Por, pa vizë ai nuk do të lejohet të punojë në Britani. Abramovich nuk ka post zyrtar në Chelsea pavarësisht që ai e ka pronësinë në klub.

Ky veprim i tij bëri që Chelsea të ndalojë planet për ndërtimin 1 miliardësh të stadiumit. Në një deklaratë të klubit thuhet. “Nuk do të ndodh asnjë planifikim i metëjshëm për ndërtim dhe planifikim për momentin”.

Rusia e ka mohuar se ka bërë diçka të keqe, por qeveria britanike janë të sigurt që Putin është i ndërlidhur edhe me tentim vrasjen e ish sekretares së brendshme Amber Rudd e cila kishte thënë se duhet rishikuar vizat që i jepen biznesmenëve të pasur rus nga viti 2008 dhe 2015.

Abramovich mund të lejohet të vizitojë Britaninë me vizë Izrealite dhe të rri në Angli për gjashtë muaj – por nuk i lejohet të investojë dhe punojë ndonjë gjë.

Miliarderët e jashtëm mund të marrin viza të investitorit në Britani nëse ata thonë se do të investojnë më shumë se dy milionë funte në ekonominë britanike.

Ata po ashtu duhet të paraqesin prova në se paku dy milionë funte të investimeve të tyre në Britani nëpërmes burimeve legale. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2018, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori