Chelsea në alarm, dëmtohet Diego Costa
Pëlqej
Sulmuesi i Chelseat Diego Costa është tërhequr nga grumbullimi i kombëtares së Spanjës, në prag të ndeshjes kualifikuese me Maqedoninë për Euro 2016-n, pas një dëmtimi në pjesën e pasme të kofshës.

25-vjeçari ka pasur probleme të ngjashme për të paktën 4 muajt e fundit dhe u desh të zëvendësohej gjatë humbjes së Spanjës në ndeshjen miqësore ndaj Francës, të enjten, pasi pësoi dëmtimin.

Munir El Haddadi, një prej lojtarëve më premtues të Barcelonës do të zëvendësojë Diego Costan për ndeshjen e së hënës, në Valencia. Dëmtimi përbën një shqetësim të veçantë për teknikun e Chelseat, Jose Mourinho, për të cilin blerja më e bujshme e kësaj vere ka shënuar 4 gola në 3 takimet e para të “Bluve” këtë sezon.

Edhe aktivizimi i tij në fitoren e javës së fundit, 6-3 ndaj Evertonit, ka qenë në diskutim për shkak të të njëjtit shqetësim, por ai luajti dhe shënoi 2 gola. Problemet e para të Costas me këtë dëmtim u shfaqën në momentet e fundit të eksperiencës me Atletico Madridin.

Pasi luftoi ndaj këtij problemi për një muaj, ai u zëvendësua 9 minuta pasi kishte nisur finalja e Champions League, ku Atletico humbi ndaj Real Madridit.

Një deklaratë e shkurtër nga Federata spanjolle e Futbollit njoftonte se "Diego Costa nuk do të jetë i disponueshëm për Spanjën, për shkak të dëmtimit në muskujt e kofshës së majtë. Të gjitha rezultatet e testimeve do t’u dërgohen edhe ekipit të Chelsea-t". /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori