Chelsea një javë larg titullit (VIDEO)
Chelsea ka arritur të mposht Leicester Cityn me rezultat 3-1 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Premier League, dhe duke u afruar vetëm tre pikë larg titullit.

Për të siguruar matematikisht titullin, Chelseat i duhet edhe një fitore ndaj Crystal Palacet javën e ardhme.

Leicesteri kaloi në epërsi me anë të golit të Albrighton në fund të pjesës së parë, por në pjesën e dytë Chelsea u rikthye furishëm duke realizuar tre golat.

Fillimisht ishte Drogba që barazoi rezultatin në minutën e 48. Kurse për 2 me 1 u përkujdes John Terry në minutën e 79.

Shtatë minuta para fundit Ramires realizoi për 3 me 1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Shtuar më 29/04/2015, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori